Policia ka dhënë detaje të tjera në lidhje me konfliktin që çoi në një të vrarë dhe tret ë plagosur në Lushnjë. Në një njoftim, blutë njoftojnë se është shpallur në kërkim një person tjetër dhe se është gjetur arma e dyshuar me të cilën mund të jetë kryer krimi.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Garunjas, si rezultat i veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim edhe shtetasi Marjus Hasalla, 20 vjeç, djali i shtetasit K. H.
Njëkohësisht, gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar 1 armë gjahu që dyshohet se mund të jetë arma me të cilën autori ka kryer krimin./albeu.com