Një shpërthim i shkaktuar nga një bombol gazi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Si pasojë, gjashtë anëtarë të së njëjtës familje kanë pësuar dëmtime.
Të lidhura
None found
Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Deri tani, nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.
Informacionet e para mbeten paraprake, ndërsa priten të dhëna të tjera në vijim.
