Gjashtë të arrestuar e dy në kërkim, çfarë zbuloi policia në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht policia njofton se u arrestua:

E. K., 34 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës nga kontrolli fizik i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ;

A. G., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në bashkëpunim me Seksionin e Kerkimit u kap dhe u ndalua shtetasi I. P., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 26 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, gjatë një konflikti, ka kanosur me një shufer hekuri shtetasin M. B.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. Sh., 50 vjeç dhe Xh. D., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 13.05.2021, shtetesja A. M., 43 vjeçe,kallëzon se në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë i kanë vjedhur disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 13.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. M., 34 vjeç, pasi në rrugën “Manhatan”, Kamëz, për motive të dobëta, ka goditur me grusht dhe i ka marr një shumë parash shtetasit E. L., 29 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.


Shtuar 14.05.2021 10:46