Gazment Bardhi: Rama nuk gjeti kurrë fonde gjatë 12 viteve qeverisëse që të garantonte pensione dinjitoze

Përmes një postimi në “Facebook”, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi në lidhje me buxhetin qe po diskutohet ne kuvend, duke e vene theksin tek pensionistet.

Ai argumenton se edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014.

Kjo shifer sipat tij, i rendit penionistet shqiptar me pensionet me te ulta ne rajon, në rastin më të mirë pagesa më pak se gjysma e pagesës së pensionistëve në Malin e Zi, Serbi apo Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Bardhit:

Shqipëria është vendi me masën e pensionit minimal apo mesatar më të ulët në Rajon.

Pensionistët shqiptarë përfitojnë në rastin më të mirë pagesa më pak se gjysma e pagesës së pensionistëve në Malin e Zi , Serbi apo Maqedoninë e Veriut.
Edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014.

Ndërkohë që rritja e çmimeve të shportës ndodh me ritme të shpejta, kjo nuk ka ndodhur në këto vite me masën e pensionit.

Mbi 500 mijë persona që përfituan pension pleqërie më 2023 kishin të ardhura mujore mesatare 18,341 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vlerë kjo 26% më shumë se në vitin 2014, ndërkohë që inflacioni është rreth 34%.

Për pasojë, pensioni real ka pësuar ulje së paku me 8% gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Qeveria e korruptuar e Edi Ramës ka para për të paguar inceneratorët që nuk ekzistojnë, rrugë me kosto disafish më të lartë se vlera reale, apo për kontrata koncesionare në shëndetësi për shërbime shëndetësore që qytetarët nuk i përfitojnë.

Ndërkohë për pensionistët nuk gjeti kurrë fonde gjatë 12 viteve qeverisëse që ti garantonte një pension dinjitoz, një rritje reale dhe të ndjeshme për të përballuar kostot e shtuara të jetesës.


Shtuar 17.11.2024 15:16