Gazetarja Anila Hoxha është përlotur teksa lexonte rrëfimin e një gruaje nga Tirana e cila ishte divorcuar dhe kishte shpëtuar nga dhuna e bashkëshortit, por jo nga ‘lufta’ që vjen më pas.
E ftuar në “Open”, Hoxha po lexonte shkresën dhe me zërin që i dridhej nisi të qante. Ajo shtoi se gruaja në fjalë bën një profesion të mirë, futet tek profesionet e lira dhe sërish ka probleme, pasi ish-bashkëshorti nuk paguan pensionet për fëmijët.
“Di rastin e një gruaje, është e zonja e vetes, një grua me një pagë të kënaqshme qëka thënë…unë ia dola shpëtova, kam një profesion që më siguron një jetë të kënaqëshme…jeton në mes të Tiranës tjetra, ka rrogë të mirë, bën një nga profesionet e lira…dhe ja, sërish pensioni i fëmijëve është një ferr, ndarja e pasurisë është gjithashtu një luftë. Burra që nuk japin pensionin ushqimor për fëmijët e tyre,”- tregoi Anila Hoxha./tch