Gazetarja tregon historinë brenda burgut: U bë nami për syzet e Fredi Belerit, nuk lexonte dot

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, e ftuar në “Top Story”, ku është shprehur se e ka ndjekur çështjen Beleri hap pas hapi dhe garanton se nuk ka pasur asnjë shkelje të të drejtave të tij.

Gjithashtu, Lala përmendi dhe një rast, kur Beleri u transferua nga Durrësi drejt Fierit për një seancë gjyqësore. Ai kishte harruar syzet optike në qeli dhe punonjësit e burgut bënë të pamundurën për t’ja dërguar, gjë që nuk do e bënin për një qytetar tjetër shqiptar.

“Unë e kam ndjekur që në krye të herës gjithë hetimin dhe gjykimin e zotit Beleri, por edhe për mënyrën se si është trajtuar në paraburgim. Ju garantoj se nuk ka pasur asnjë shkelje të të drejtave të tij. Mbaj mend në një nga seancat gjyqësore Beleri ishte transferuar nga Durrësi në drejtim të Fierit dhe kishte lënë syzet pa marrë, syzet optike dhe janë kujdesur punonjësit e burgut që t’ja garantojnë, një e drejtë që mbase qytetarëve shqiptarë nuk u garantohet”, shprehet Klodiana Lala.


Shtuar 26.06.2024 09:58