Gazetarit i bie mbi kokë ekrani gjigant gjatë transmetimit LIVE (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë transmetimit live të një emisioni sportiv në Kolumbi. Ashtu sikundër mund të shihet dhe nga pamjet, një ekran gjigant është shkëputur duke rënë mbi kurrizin e njërit prej gazetarëve të ftuar.

Nga pamjet e publikuarana në “Twitter” duket se goditja ishte e fortë duke ia përplasur gazetarit kokën në tavolinë, ndërsa moderatori u kap papritur duke mos ditur si të reagojë.

Menjëherë gazetari u dërgua në spital ku dhe ka marrë shërbimin mjekësor, teksa sipas informacioneve mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

 


Shtuar 11.03.2021 15:42