Gazetari ironizon politikën shqiptare, tregon sa para ka në xhep

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar deklaratën e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili u bëri thirrje të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së të mos mbajnë lekë nëpër xhepa në mënyrë që të mos akuzohen sipas tij për blerje votash.

Hoxha ka zbatuar detyrën e kreut të shtetit duke treguar përmes një postimi në Facebook me sa lekë ka dalë sot nga shtëpia.

“Komandanti tha: ”Nese jeni mbeshtetes të opozites, kontrolloni xhepat para se të dilni nga shtepia, se do t’ju arrestojne për blerje vote”…

Keshtu qe une e kam ndjekur keshillen, kam dale nga shtepia me nje Ismail Qemal dhe nje Naim Frasher, plus dy monedha metalike, qe të kete ku te shkarkoje rrufeja” shkruan Hoxha.

Postimi i Artan Hoxhës

 


Shtuar 24.04.2021 16:31