Gatoi mëlçi pule, dhe jo salçiçe, Basha sulmon qeverinë: Kërpudhat helmuese nuk janë në menynë e ditës së gatimit

Kryedemokrati Lulzim Basha teksa është ndalur në Elbasan, ka zhvilluar një piknik me studentët e të cilëve u ka premtuar ndryshimin me ekipin e tij pas 25 prillit.

Basha në fjalën e tij ka theksuar se është ndihma dhe besimi i tyre që do i japë fitore me 25 prill.

Ndër të tjera ai ka theksuar se këtë të dielë do e shfrytëzojnë për piknikun që kanë planifikuar, ku duket se ai do të skuqë dhe salçiçe. Basha ndër të tjera ka sqaruar edhe gatimin që bashkëshortja e tij ia hodhi në rrjetet sociale, duke zbuluar se nuk ka qenë duke gatuar salçiçe, por mëlçi pule.

 “Kemi ardhur për piknik dhe jo për politikë dhe besoj se më presin gjëra të veçanta siç është skuqja e salçiçes në zgarë, atë natë skam qenë duke skuq salçiçe, por mëlçi pule. Unë nuk po zgjatem por me votën tuaj dhe me garancinë tuaj unë ju jap fjalën se do të ndryshojmë. Ju do të punësoheni në një ekonomi që nuk do i takojë një apo dy oligarkëve por të gjithë shqiptarëve. Ky është zotimi im dhe i ekipi tim para jush, por deri më 25 prill kam nevojë për ju dhe për ndihmën tuaj. Ndryshimi po vjen dhe askush nuk e meriton dhe askush nuk do e shijojë më shumë ndryshimin që po vjen sesa ju. Faleminderit për pritjen.  A i hoqëm vizat për të gjithë shqiptarët? A e futëm në NATO?Bashkë do ta fusim dhe në BE”, ka thënë Basha.

Ndërsa të rinjtë kanë bërë thirrje “Rama ik” apo “Poshtë Taulant Balla dhe “Poshtë Edi Rama”. Por Basha i është përgjigjur se “kërpudhat helmuese nuk janë në menynë e ditës së gatimit”.


Shtuar 28.03.2021 12:07