Basha takon të rinjtë në Elbasan, bëhet “xheloz” për Gazment Bardhin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Kreu i opozitës ështu surprizuar nga pritja, teksa ka thënë me shaka se kjo pritje e ka bërë që të ndihet xheloz për Gazment Bardhin, që është drejtuesi i fushatës së PD-së në Elbasan.

Pjesë nga biseda: 

Basha: Po bëhem xheloz për këtë Gaz Bardhin. Po e nis për Tiranë, dhe po rri vetë këtu. Kujt i shkoi mendja për këtë vend këtu?

Të rinjtë në kor: Gaz Bardhit!

Basha: Është bërë më elbasanllinj se sa ju këtu (qesh) Në 25 do të fitojë rinia, do të fitojë gjithë Shqipëria. Na presim shumë punë të mëdha. Para shumë vitesh keni qenë të vegjël. 25-sa është dita e fitores, për gjithë rininë dhe Shqipërisë. Shumica prej jush keni qenë gjimnazist, siç ishte transformimi i Elbasanit, siç ishte tuneli i Elbasanit.

Shtuar 28.03.2021 11:03