Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

Kryeministri Edi Rama, ishte sot i pranishëm në aktivitetin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ku nisi zbatimi i programit kombëtar të qeverisë për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, në rrugëtimin e 35 vjetëve ekonomi tregu.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë deklaroi se financimi në kuadër të kësaj nisme mund të arrijë deri në 1 miliard euro.

Të lidhura

None found

Rama tha se, në periudhën aktuale, sa më të mira të jenë të dhënat ekonomike, aq më shumë irritim shkaktojnë ato te qytetarët.

Sipas tij, edhe lajmi për shtimin e numrit të bizneseve prodhon një reagim të kundërt nga ai që pritet prej një zhvillimi pozitiv. Kryeministri u shpreh se këtë e konsideron një tregues domethënës të zhvillimit.

Ai argumentoi se ky reagim nuk tregon se shoqëria nuk e dallon progresin, por se ajo kërkon shumë më tepër dhe e dëshiron atë menjëherë, pa u interesuar se si arrihet.

Sipas Ramës, ka ndryshuar tërësisht qasja e brezave që dikur i jepnin rëndësi rrugës së përshkuar për realizimin e objektivave. Gjithnjë e më pak njerëz duan të dinë se ku kemi qenë, ndërsa përmendja e vazhdueshme e rrugës së bërë i acaron ata.

Kreu i qeverisë shtoi se arritjet e të tjerëve nxisin secilin të kërkojë suksesin e vet, ndërsa çdo diferencë kthehet në shkak pakënaqësie kur kërkohet durim.

Për këtë arsye, sipas tij, nisma ka rëndësi të veçantë. Qytetarët kërkojnë mundësi të reja dhe kanë të drejtë t’ia kërkojnë ato edhe qeverisë, ndërsa marrëdhënia e besimit ndërtohet nga pritshmëritë dhe jo nga arritjet.

Rama theksoi se pritshmëritë përcaktojnë përditshmërinë e njerëzve dhe se qeveria ka detyrimin t’u përgjigjet atyre në fushën e punës dhe të sipërmarrjes, duke ofruar më shumë instrumente të ngjashme me këtë program.

Ai e krahasoi pozicionin e guvernatorit me atë të Papës, duke thënë se askush nuk proteston përpara Vatikanit, por nënvizoi se qeveria është e gatshme ta çojë mbështetjen deri në 1 miliard euro.

Sipas kryeministrit, edhe guvernatori ka deklaruar se fondet do të shtohen nëse lind nevoja. Rama përsëriti se deri në 1 miliard euro mund të vihen në dispozicion të bizneseve të vogla dhe të mesme që kërkojnë financim, por sqaroi se aplikantët duhet të paraqesin një plan, miratimi i të cilit do të bëhet nga banka.

Ai sqaroi se fondet nuk do të tërhiqen drejtpërdrejt në sportel. Për personat që kanë një plan, do të ofrohet asistencë në mënyrë që propozimet e tyre të fitojnë besimin e bankave. Kushdo që paraqet një plan mund të aplikojë dhe të përfitojë kredi deri në 2 milionë euro, me normë interesi 2-3%, deklaroi Rama.


Shtuar 17.07.2026 15:58

MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş