Presidenti Ilir Meta është fotografuar ditën e sotme te berberi, vetëm një javë pasi të lërë detyrën e Presidentit të Republikës.
Fotografinë Meta e ndau në një postim në faqen e tij në Facebook.
“Gati për një javë të re, bashkë me miq të rinj!”, shkruan Meta në Facebook, krahas një fotografie ku berberi i tij shihet me gërshërë në dorë duke e qethur.
Kujtojmë se Kreu i Shtetit ka njoftuar se do të jetë aktiv në jetën politike të vendit pas largimit nga detyra dhe pritet që ai të jetë një prej drejtuesve të opozitës, së bashku me kryedemokratin Sali Berisha./albeu.com/