Kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në një takim kryetarët e 71 degëve të PD në orën 16:00.
Kolegji i kryetarëve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 Dhjetor.
Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave të kryesisë së PD. Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të zotit Berisha për të verifikuar sipas statutit firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit.
Basha është treguar i vendosur në qëndrimin e tij për të mos njohur ato që i quajti “strukturë paralele”.
Motoja e Bashës për 18 dhjetorin është: “1 Parti, 1 Kuvend”.