Paralajmërohet protesta e parë te kryeministria pas zgjedhjeve të 25 Prillit

Në datën 12 maj, shoqëria civile së bashku me ish-të përndjekur politikë, aktivistë dhe intelektualë ka parashikuar mbajtjen e një proteste në ambientete përballë kryeministrisë.

Kjo protestë, vjen pas mbylljes së grevës si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të pjesëmarrësve.

Protesta do të mbahet për plotësimin e kërkesave të ish të përndjekurve politikë që u futën në grevën e urisë në Qafën e Barit.

Postimi i aktivistes Nertila Celestina:

NJOFTIM PROTESTE/ (me 12 Maj-ora 12:00-Tirane-Tek Kryeministria dhe Instituti i Integrimit te ish te Perndjekurve politike)

“DEMOKRACIA LINDI ME LIRI, RRITET ME LIGJE DEMOKRATIKE”

Si asistente e tyre, duhet tju njoftoj se per shkak te gjendjes se renduar shendetsore te grevisteve ne burgun e tmerrit komunist te Qafe Barit, eshte vendosur te nderpritet greva, por te fillojne menjehere protestat e nje pasnjeshme qytetare deri ne plotesimin e kerkesave drejtuar qeverise.

Shkak per nderprerjen e greves, u be shqetesimi I mbare shqiptareve ne Shqiperi& Kosove e diaspore per gjendjen kritike shendetsore te grevistave. Pas lutjeve te shumta te shqiptareve e vizitave prane tyre, per te mos shkuar dem jeta e heronjve te demokracise ne ate burg nga heshtja qeveritare, ata vendosen te nderpresin greven por te fillojne protesten.

Keshtu bejme me dije se me date 12 ora 12:00, do te jete reagimi i pare ne Tirane ne formen e protestes nga qytetare, aktiviste te shoqerise civile, intelektuale,familjare te Integrimit te ish te perndjekurve politike dhe Kryeministrise.

Protesta do te vijoje gjate diteve here pas here ne deren e te gjitha institucioneve kombetare e nderkombetare.

Presenca e secilit prej jush, eshte vlere e shtuar e kauzes dhe demokracise!

Ju Faleminderit ne emer te grevisteve!


Shtuar 9.05.2021 14:16