Ceremonia për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e kandidatëve po zhvillohet në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi./albeu.com/