Gati 8 mijë vota më shumë, kush është socialisti më i preferuar se Edi Rama (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama nuk është socialisti i preferuar i shqiptarëve. Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike deri më tani, socialisti më i votuar është prej fillimit të procesit, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Kryeministri Rama dhe pse ka kandidur në dy qarqe, në Durrës dhe në Vlorë, rënditet i gjashti në socialistët më të votuar deri tani në rang kombëtar.

Më i votuari është Taulant Balla me 21 604 vota ndërsa kryeministri Rama deri më tani ka 14 004 vota dhe më pak se kryedemokrati Basha me 14 641 vota deri më tani.

Lista e socialistëve më të votuar deri më tani:

  1. Taulant Balla 21 604 vota
  2. Erion Brace    15 627 vota
  3. Fatmir Xhafaj  14 625 vota
  4. Orlando Rakipi 14 419 vota
  5. Belinda Balluku  14 309 vota
  6. Edi Rama            14004 vota /albeu.com/

 


Shtuar 29.04.2021 19:12