Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur këtë të martë në lidhje me zgjedhjet për kryetar që pritet të zhvillojë kjo forcë politike më 23 maj.
I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e garës për të drejtuar PD, Berisha nënkuptoi se do të ishte dhe se një gjë e tillë është e pashmangshme.
Pyetje: A konfirmoni ju pjesëmarrjen në këtë garë?
Berisha: A mund të më thuash ti kush të tha jo, si e bën këtë pyetje?!
