Gara për bashkinë e Tiranës, zbulohet politikani i radhës që zyrtarizon kandidaturën për primaret e PD

Pas Belind Këlliçit, demokrati i radhës që synon drejtimin e bashkisë së Tiranës nën logon e PD-së është ish-deputeti Gerti Bogdaani.

Këtë e ka njoftuar PD, duke thënë se Bogdani sot ka prezantuar kandidaturën e tij për primare.

Kandidatë potencialë për bashkinë e Tiranë përfliten gjithashtu të jenë mjeku Ilir Alimehmeti, aktori i humorit Julian Deda si dhe ish-deputeti Igli Cara.

Sipas dokumentit, deri më datë 6 nëntor ora 20:00 çdokush duhet të ketë dorëzuar dokumentet në selinë qendrore.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 14 maj 2023. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, në bazë të marrëveshjes së firmosur me Sali Berishës dhe Ilir Metës, do të dalin me kandidatë të përbashkët.

Ndërkohë Partia Socialiste me në krye Edi Ramën, ka njoftuar se kandidat për Tiranën do të kenë sërish Erion Veliaj i cili prej dy mandatesh mban këtë post./albeu.com

 


Shtuar 30.10.2022 10:36