Pas votimit, ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një takim me kryetarin e PD-së në detyrë, Lulzim Basha. Mësohet se Berisha ka qëndruar për më shumë se dy orë në zyrën e Bashës, dhe ky bashkëbisedim ka qenë i lidhur me procesin zgjedhor të PD-së, si dhe me ato të politikës.
Në garë për kryetarin e ri të PD janë katër kandidatë Lulzim Basha, Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.
Ky takim i Berishës me Bashën vjen në një kohë që ish-kryeministri pati deklaruar se mund të rikthehet të marrë drejtimin e PD-së. Ky mësohet se është takimi i parë publik mes tyre, pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe shpalljes së Berishës si person “non-grata”.