Gara me videot e “çmendura” / Pas Ilir Metës, edhe Erion Veliaj sot publikon një të tillë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për të ndjekur nga afër kompeticionin e Lojërave Olimpike, ku Shqipëria ka arritur të sigurojë për herë të parë dy medalje bronzi me dy mundësit, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, shkruan Albeu.com.

Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video “funny”, ku mbas Kryetarit të Partisë së Lirisë i cili zhytet në një përrua në Prevalla, Veliaj ka menduar një “rreng” ku teksa afrohet për të përqafuar presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizrenin, i bën një lojë; duke e shtrirë atë në tokë.

“Sukseset kanë esencën e traditës – faleminderit 🙏🏻 kuksianit të palodhur Sahit Prizreni për gjithë dedikimin dhe sakrificat për t’i sjellë Shqipërisë dhe mundjes suksese Historike!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)


Shtuar 11.08.2024 17:33