Është fakt se përgatitja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i thjeshtë. Por ka edhe sekretet e veta, ndërkohë që disa lëvizje të gabuara nuk ju ofrojnë rezultat të shijshëm dhe çaji nuk është aq i shëndetshëm sa duhet.
Në fakt, ka një gabim që pothuajse të gjithë e bëjnë dhe çaji del i hidhur. Çfarë është kjo?
E ziejnë ujin bashkë me barin. Ose uji që përdorin është i nxehtë. Në të dyja rastet, temperatura e lartë ndryshon përbërësit e çajit dhe shkatërron vitaminat dhe mineralet që përmban. Përveç kësaj, gjethet japin një shije të hidhur.
E njëjta gjë vlen edhe kur çaji është në një qese. Uji edhe këtu nuk duhet të jetë i nxehtë për të njëjtat arsye, ndërsa një lëvizje që pothuajse të gjithë e bëjnë dhe e kanë gabim, është të shtypni qesen në pjesën e brendshme, duke lëshuar kështu gjithë shijen e hidhur. /albeu.com