Kremi i diellit është i domosdoshëm për të garantuar një nxirje të përsosur, por shpesh bëhen disa gabime. Gabimi më i zakonshëm është frekuenca dhe mënyra e aplikimit të kremit, e cila nëse nuk bëhet në mënyrë korrekte, mund të neutralizojë mbrojtjen nga rrezet UV.
Aplikoni kremin jo direkt në plazh ose në pishinë: Aplikojeni kremin që në shtëpi, të paktën gjysmë ore para ekspozimit në diell, në mënyrë që lëkura ta thithë atë dhe t’ju mbrojë sa më shumë, sipas Chedonna.it.
Përdorni vetëm një krem dielli: Gabimi më i zakonshëm është përdorimi i një kremi të vetëm për trupin dhe fytyrën. Lloji i lëkurës ndryshon në zona të ndryshme të trupit. Nëse keni përdorur një krem me SPF mbrojtës 30+ në trup, në fytyrë duhet të përdorni një tjetër me faktor më të lartë, shkruan abcnews.al.
Aplikoni një sasi të pakët: Mendimi se nëse aplikoni një sasi të pakët kremi në trup nuk merrni sasinë e duhur të mbrojtjes, nuk qëndron.
E përhapni kremin kur trupi është i lagur: Kremi mbrojtës duhet të aplikohet në lëkurë të thatë, në mënyrë që të sigurojë një efektivitet më të madh.
E aplikoni atë vetëm një herë në ditë: Për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e diellit, këshillohet ta aplikoni kremin disa herë në ditë. Uji, rëra dhe djersa e ulin ndjeshëm mbrojtjen. Pasi keni qëndruar për një kohë të gjatë, ose pasi jeni larë, këshillohet që ta aplikoni përsëri kremin. Mesatarisht duhet të aplikohet çdo 2 orë, në mënyrë që të arrini mbrojtje më të lartë.
E përdorni kremin vetëm kur koha është me diell: Edhe nëse nuk ka diell duhet ta aplikoni kremin mbrojës, pasi rrezet filtrohen nëpër retë dhe mbërrijnë drejtpërdrejt në lëkurën tuaj.
Përdorni në vend të kremit mbrojtës një hidratues: Është gabimi më i madh që bëni ndaj lëkurës tuaj, pasi kremi hidratues nuk e mbron lëkurën nga rrezet e diellit. Për këtë arsye, mund të shkaktohen rrudha si dhe krijohen shenjat kafe.
Përdorni një krem që e keni patur prej kohësh: Nëse qëndrojnë shumë, kremrat mbrojtës e humbasin efektivitetin e tyre, duke rritur rrezikun e djegies nga dielli. Gjithmonë lexoni etiketën për përdorimin, por më e këshillueshme është të blini një krem dielli të ri çdo vit.