Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 27 vite burg për francezen dhe dy kamerunasit të cilët akuzohen për qindra mijëra euro të falsifikuara në vendin tonë.
Prokurori Bledar Vatnikaj ka kërkuar dënimin me nga 9 vite burg për shtetasit Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Zinedin dhe Jose Ngakam. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ata përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit, dhe nëse shpallen fajtor nga gjykata do dënohen me nga 6 vite burg. Shtetasit e huaj kanë mohuar akuzat për futjen në Shqipëri të mbi 1 milion eurove te falsifikuara dhe letrave “Lastra”, dhe kanë kërkuar pafajësi.
Sipas prokurorisë këta shtetas ne bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e republikës së Shqipërisë rreth 1.2 milion Euro, kartëmonedha te cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam./albeu.com