Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e Partizanit dhe Tiranës (EMRI-FOTO)

Ish-futbollisti më i dekoruar në historinë e futbollit shqiptar, Osman Mema është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të madhe për futbollin shqiptar.

Në karrierën e tij si futbollist, Mema luajti për të dyja skuadrat e kryeqytetit, për Tiranën dhe për Partizanin dhe me të dyja fitoi titullin kampion.

Osman Mema ishte futbollisti më i dekoruar në vendin tonë, ndërsa arriti të fitojë plot 7 herë kampionatin kombëtar.

I vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Osman Mema, anëtar i dinastisë së familjes së futbollit Mema, familje, e cila ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë e njerëz mjaft të respektuar.

Në vitet 58-71 ai ka mbrojtur ngjyrat e të dyja skuadrave të kryeqytetit, ndërsa ai është vijues i traditës së familjes në brezin e parë me emra të tillë si Haxhi, Beqir dhe legjendës tjetër Ali Mema.


Shtuar 25.09.2023 21:52