Futbolli kthehet në Muay Thai, lojtari godet kundërshtarin rëndë dhe përjashtohet nga klubi (VIDEO)

Një ngjarje aspak sportive ka ndodhur në kategorinë e tretë tajlandeze ku një lojtar ka goditur kolegun kundërshtar me stilin e sportit “Muay Thai”.

Pas një ndërhyrje nga kundërshtari, lojtari në fjalë i është kthyer dhe e ka goditur me brrylin e tij duke e rrëzuar direkte në tokë. Goditja ka qënë e fuqishme dhe lojtari që pësoi goditjen është shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Klubi ka ndërprerë menjëherë kontratën me agresorin pas këtij veprimi totalisht të pajustifikueshëm./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.03.2022 22:29