Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta trajneri rekordmen, drejtoi edhe Igli Taren

Lajmi i trishtë për futbollin italian.

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare Carlo Mazzone.

Trajneri historik, një personazh historik që ka kaluar mbi 60 vite në futbollit italian, teksa është ende sot rekordmeni aktual për numrin e ndeshjeve në Serie A me 792 ndeshje si trajner.

Mazzone drejtori 12 skuadra italiane midis viteve 1969 dhe 2006 duke përfshirë Romën, Fiorentinën, Napolin si dhe Brescian e Roberto Baxhos, Igli Tares dhe Guardiolës.

Mazzone ka qenë një nga trajnerët më special për vlonjatin. /Albeu.com.


Shtuar 19.08.2023 16:48