“Goool…”, kjo frazë që bënte bashkë me mijëra qytetarë të Elbasanit në ditët e sotme duket sikur nuk ka më vlerë.
Piranjat në Abc të moderuara nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë sjellë këtë të diel historinë e pazakontë të zhdukjes së futbollit, ose më mirë të ndarjes në copa të një skuadre që dikur bënte një qytet të tërë të brohoriste “E duam, e duam, e duam Elbasanin…’.
K.F Elbasani i dikurshëm, ai i emrave të mëdhenj të futbollit sot është peng i tatimeve, ndërsa K.F Elbasani 1913-të i themeluar nga i ndjeri Arben Laze, sot nuk ekziston, ndërsa vijon dhe mban frymën e qytetit “gjallë” Akademia e Futbollit Elbasani, e cila militon në kategorinë e dytë.
Po sa të kënaqur janë legjendat e Elbasanit me këtë situatë? Siç edhe i dëgjoni duke folur për gazetarin Eraldo Harlicaj, ku secili prej tyre shpreh vetëm dhimbje dhe nostlagji për të shkuarën.