Fuste në Shqipëri mallra kontrabandë nga Kosova, arrestohet 31-vjeçari në Kukës (VIDEO)

Fuste në Shqipëri mallra kontrabandë nga Kosova, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

Polici ka vënë në pranga një 31-vjeçar në Kukës për veprën penale  “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. I riu është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me një mjet tip furgon, mallra të ndryshme, të futura kontrabandë nga Kosova, duke shmangur detyrimet doganore dhe tatimore. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto mallra do të shiteshin online, në qytete të ndryshme të vendit.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Goditet një rast i tregtimit të mallrave kontrabandë.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 31 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me një mjet tip furgon, mallra të ndryshme, të futura kontrabandë nga Kosova, duke shmangur detyrimet doganore dhe tatimore. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto mallra do të shiteshin online, në qytete të ndryshme të vendit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, së bashku me mallrat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e paligjshmërisë, ndaj fton qytetarët e qarkut për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në nr. 129, në aplikacionin “Komisariati Dixhital” ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e profesional.


Shtuar 24.03.2022 15:17