Furgoni me 20 sirianë përplas një seri makinash në Elbasan, për t’i shpëtuar policisë (FOTO LAJM)

Një sërë makinash janë aksidentuar në rrugën e Elbasanit brenda një blloku banimi. Në tentativë për t’íu fshehur policisë që po e ndiqte, një furgon i cili sapo kishte lënë 20 sirianë tek Thesari, ka hyrë brenda bllokut të banimit duke përplasur 5 automjete private të banorëve që kishin parkuar aty.

Në momentin që ka parë që rruga ka qenë e bllokuar në dalje, shoferi ka braktisur automjetin.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhe ekspertë të policisë, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime.


Shtuar 21.06.2021 12:12