Foto ilustruese
Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme dy shqiptarë rreth moshës pasi u kapën me kokainë.
Ndërhyrja e policisë u zhvillua në Città della Pieve.
Mediat italiane bëjnë me dije se autoritetet italiane ranë në gjurmët e shqiptarëve, pasi vunë re lëvizje të dyshimta të tyre gjatë udhëtimit me makinë.
Pas ndalimit nga autoritetet u bë kontrolli në automjetin e të rinjve, ku edhe u vu re se në një kuti të vogël metalike , u gjetën 13 doza kokainë.
Gjithashtu efektivët gjetën edhe para me vlerë mbi gjashtë mijë euro./albeu.com