Bënte 2 milionë euro në muaj, blloku i shënimeve “tradhëton” bossin shqiptar të drogës në Itali

Një shtetas shqiptar që banonte në Firence të Italisë është arrestuar së fundmi për trafik të lëndëve narkotike.

Ai dyshohet se furnizonte ‘klientë’ me kokainë dhe heroinë në të paktën 13 rajone të Italisë. Ky shqiptar i cili njihej si boss i drogës kishte arritur një xhiro mbi dy milionë euro në muaj me dërgesa prej 50 kilogramësh heroinë dhe 20 kokainë.

Shqiptari ishte pjesë e një bande italianësh, shqiptarësh dhe marokenësh që merreshin me shitjen e drogës në Itali.

Gjatë hetimeve të kryera në vitin 2021, nga Policia e Italiës dokumentoi një trafik të madh të kokainës e cila shitej në sasi të konsiderueshme jo vetëm në qytetin e Bolonjës, por në zona të ndryshme të Italisë qendrore dhe veriore.

Të dyshuarit kryesor të hetimit, një shtetasi shqiptar me banim në Firence, iu gjetën në kontrollin në banesë 26 kg kokainë dhe 22 kg heroinë, gati për t’u hedhur në treg. Mbi bazën e provave të mbledhura pas arrestimit, shitjet e kokainës dhe heroinës për dhjetëra kilogramë u organizuan në trembëdhjetë rajone të ndryshme italiane duke përfshirë Emilia Romagna-n.

Frekuenca e furnizimeve, sasitë e drogave të shitura në çdo shitje individuale dhe shënimi i shumave të grumbulluara janë zbuluar në një bllok shënimesh që shqiptari mbante.