“FSDKSH po drejtohet nga njerëz të PD”, punonjësja i ankohet Ramës

Sulmit kibernetik të pak javëve më parë nuk i ka shpëtuar as adresa zyrtare e e-mailit të kryeministrit Edi Rama.

Faqja “Homeland Justice” e quajtur ndryshe “Drejtësia e Atdheut” ka publikuar disa nga e-mailet e mbërritura në adresë të të kryeministrit Rama, ku nuk mungojnë as denoncimet nga ana e punonjësve të administratës të cilët ankohen për eprorët e tyre.

Një nga denoncimet më interesante është ajo e një punonjëse të FSDKSH-së, e cila thekson se ky institucion po drejtohet nga njerëz të Parisë Demokratike dhe familjarë të zyrtarëve të lartë të saj siç janë ata të Flamur Nokës.

Sipas denoncuese të identifikuar si “Vora Vjosa”, i gjithë institucioni është i kapur nga familjarët e zyrtarëve të PD, të cilët përveçse nuk bëjnë asnjë punë, ushtrojnë presion mbi administratën.


Shtuar 2.08.2022 20:26