“Frika” nga Turqia, Greqia blen tanke nga gjermanët dhe korveta nga italianët

Teksa tensionet në Egje janë në rritje të vazhdueshme mes Greqisë e Turqisë, duket se fqinji jonë jugor po përgatitet për t’i paraprirë një lufte të mundshme.

Kështu Greqia ka nisur furnizimin me armë nga disa vende të Europës.

Së fundmi Greqia do të pajiset me tanke nga Gjermania dhe korveta nga Italia.

Procesi i përzgjedhjes së korvetave me të cilat do të pajiset Marina  e Greqië për mbikëqyrjen e hapësirës detare greke në Egje dhe sigurimin e sovranitetit grek deri në fund të territorit ishull po hyn në fazën përfundimtare. Pas vlerësimit përfundimtar të kandidatëve të luftanijeve nga Marina dhe konferencës së Kryeministrit Mitsotakis, mësohet se kryesojnë korvetat italiane të tipit Doha, me francezët në vendin e dytë dhe holandezët pas.

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në Greqi me një imazh të specifikimeve teknike të çdo propozimi shpjegojnë se korvetat italiane kanë një raport çmim-performancë më të mirë dhe për më tepër prodhuesit italianë zotohen se mund të dorëzojnë shumë shpejt dy nga katër anijet që Athina do të porosisë.

Në të njëjtën kohë është maturuar programi për modernizimin e rreth 2/3 e 350 tankeve Leopard 1A5 dhe Leopard 2A4 që ushtria greke ka në fuqi, program që pritet të ndërmerret nga prodhuesit gjermanë.

Kontratat si për korvetat ashtu edhe për tanket do të finalizohen me një marrëveshje ndërqeveritare (Qeveria me Qeverinë) midis Athinës dhe Romës dhe midis Athinës dhe Berlinit, siç duket të jetë diskutuar tashmë midis qeverisë greke dhe gjermane në nivelin më të lartë nga Kyriakos Mitsotakis dhe Ëolfgang Scholz. Korvetat e ofruara nga Italia, Franca dhe Holanda janë tre opsionet përfundimtare që po shqyrton qeveria greke, sipas vlerësimit të bërë nga drejtuesit e Marinës dhe Marinës Greke.