Frenohet rritja e çmimeve në Shqipëri, ekspertja analizon faktorët

Treguesit aktualë makro dhe mikro vënë në pah se rritja ekonomike në vendin tonë është në nivel të qëndrueshëm. Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj theksoi se Shqipëria duhet të mbështesë më shumë sektorët e prodhimit dhe shërbimet, dhe ta vërë fokusin kryesor tek sektorët, të cilët kontribuojnë me marzh të lartë në kthimin e investimeve.

“Rritja ekonomike është e qëndrueshme”, tha ajo. Ajo foli dhe për uljen e inflacionit në Bashkimin Evropian dhe ndikimin e tij në ekonominë shqiptare. Sipas Nunajt, Shqipëria shumë produkte i importon nga vendet e eurozonës, ndërsa një ulje çmimi në vendin e origjinës ku sigurohen këto produktet do të ndikojë automatikisht në uljen e çmimeve në vendin tonë. “Objektivat e Bankës Qendrore Evropian dhe të Shqipërisë janë të ndryshme, janë të ndryshme, sepse nivelet e zhvillimit janë të ndryshme. Ky stabilitet i eurozonës është importuar dhe në stabilitetin e inflacionit në Shqipëri. Kemi një sasi të madhe importi nga zonat e BE, dhe në këtë formë importojmë dhe stabilitetit dhe në këtë pjesë themi se nuk është risk ulja e inflacionit nën 3%. Është brenda normave të kontrolluara nga Banka e Shqipërisë”, tha ajo.

E pyetur nëse Shqipëria ka kaluar fazën e “krizës në çmime” dhe lëvizjen e shpeshtë të tyre, për këtë shqetësim të konsumatorëve, ekspertja bëri këtë shpjegim: “Unë gjykoj se po, sepse kjo rënie ka ardhur nga fundit i 2023. Ka ardhur gradualisht në zbritje. Ka pësuar një rënie të vazhdueshme dhe graduale, nuk ka rënie galoponte. Përgjatë 2024 do realizohet objektivi i Bankës për të mbajtur inflacionin nën kontroll”. Gjatë muajit qershor, niveli i inflacionit në Shqipëri zbriti në nivelin 2.1 për qind, duke krijuar një lehtësi për konsumatorët.


Shtuar 9.07.2024 17:38