Eurodeputeti Fredi Beleri ka kallëzuar të martën për shpifje në Gjykatën e Tiranës, ish-drejtorin e Arkivave, Ardit Bido. Avokati i Belerit ka deklaruar për mediat se ish-kryetari i bashkisë Himarë ishte personalisht në gjykatë për shkak se ndodhej në Tiranë.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar dhe ish-drejtori i Arkivës Ardit Bido i cili thotë se Beleri kishte prej 1 viti e gjysëm që kishte humbur e nuk shfaqej në Tiranë, duke mos marrë pjesë në seancën gjyqësore për një kallëzim që Bido i ka bërë për shpifje.
Të lidhura
None found
Në një video mesazh Bido thotë se “duke dëgjuar se ai kandidon për PS në qarkun Vlorë, Beleri ka shkuar në Tiranë të bëjë show e radhës”.
“Ne do shihemi në gjyq dhe është e sigurt që ai do humbasë gjyqin dhe do dënohet për shpifje. Sepse e vërteta nuk lidhet me fushatat elektorale. E vërteta është e tillë sepse është. Unë jam Ardit Bido dhe kam qëndrimet e mia, do të kem qëndrimet e mia pasi lidhen me të vërtetën”, thotë Ardit Bido.
