Fredi Beleri del para gjykatës, ambasadorja greke e pranishme në ambientet e jashtme

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, për Himarën dhe Pandeli Kokaveshi kanë dalë sot para Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas arrestimit të tyre një ditë më parë me dyshimin se po kryenin shit-blerje votash në Himarë.

Në ambjentet e jashtme të Gjykatës është paraqitur edhe ambasadorja greke, Kostantina Kamitsi  e cila ka kërkuar të jetë pjesë e seancës gjyqësore.

Ajo është takuar dhe me avokatin e Belerit.

Mësohet se Fredi Beleri ka kërkuar një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi sipas tij vuan nga diabeti.

Ndërkohë, gjykata është ‘blinduar’ nga forca të shumta policie, kryesisht civilë.

Kandidati i Bashkë Fitojmë akuzohet për shit-blerjet votash. Ai u arrestua vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit në lokalin e tij në Himarë. Fredi Beleri u vendos në pranga së bashku me një person tjetër.

/Albeu.com.


Shtuar 13.05.2023 11:38