“Franca pezulloi vizat për Kosovën”, Macron thirrje Serbisë: Është përgjegjësia e Vuçiçit që të dënojë sulmet e 24 shtatorit!

Presidenti i Francës Emmanuel Macron mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duhet të dënojë sulmet e ndodhura në veri të Kosovës më 24 shtator.

Nga sulmi terrorist humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.

Sipas Macron, autoritetet e Kosovës dhe Serbisë duhet të riorganizojnë zgjedhjet në komunat në veri dhe serbët duhet të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Macron: Ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet që ekzistojnë mes Beogradit dhe Prishtinës.  Franca dhe Gjermania kanë bërë një udhërrëfyes, dhe presim përgjigje. Është përgjegjësia e Vuçiçit që të dënojë sulmet e 24 shtatorit se sjell qetësi. Ajo që presim nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë, është e thjeshtë, riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që Presidentit Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Presidentja dhe kryeministri i Kosovës. Ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës, fjala nuk po mbahet pres të angazhohen dy palët. Është kusht i paqes në të gjithë zonën./Albeu.com 


Shtuar 17.10.2023 11:55