FOTOT/ Ronaldo do të qëndrojë në suitën përrallore me 17 dhoma në Arabinë Saudite, 3000 € nata

Në një suitë hoteli që korrespondon  me kontratën “e artë” që nënshkroi me Al Nasr, Cristiano Ronaldo do të qëndrojë për një muaj në Arabinë Saudite.

Sipas Daily Mail, ylli portugez do të qëndrojë në suitë derisa të gjejë se ku do të jetë vendbanimi i tij i përhershëm.

Mësohet se Ronaldo zgjodhi hotelin “Four Season’s” në Riad, konkretisht Kingdom Toëer, e cila është një nga ndërtesat më të larta në Arabinë Saudite.

Sipas të njëjtit burim, Cristiano Ronaldo zgjodhi një suitë me gjithsej 17 dhoma (Kingdom Suite) në të cilën qëndron me familjen, miqtë dhe sigurinë e tij.

Suita presidenciale kushton 3,000 euro nata me gazetën britanike që vlerëson se fatura përfundimtare për Cristiano Ronaldon do të kalojë 280,000 euro.

Suita e re dykatëshe e hotelit përmban, ndër të tjera, një dhomë ndenjeje të veçantë, zyrë private, dhomë ngrënie dhe dhomë mediash.

Hoteli ku superylli portugez do të qëndrojë ditët në vijim ofron shije nga Japonia, Kina, India dhe Lindja e Mesme, ndërsa do të ketë edhe opsionin e vakteve private të përgatitura nga shefat e kuzhinës.

Sipas publikimit, stafi i hotelit është udhëzuar që të mos i kërkojë Ronaldos selfie dhe të jetë i sjellshëm me ta.

Megjithatë, CR7 tashmë ka bërë daljet e tij të para në Riad pasi të shtunën mbrëma vizitoi restorantin japonez Miyazo ndërsa një herë tjetër zgjodhi kuzhinën libaneze të cilën e provoi me një princ saudit dhe një zyrtar sportiv.

Hoteli gjithashtu mbulon, sipas publikimit, nevojat e Georgina Rodriguez pasi ka një qendër tregtare me dyqane të markave dhe gjithashtu ka fusha tenisi, shërbime masazhi dhe një spa./Albeu.com.


Shtuar 8.01.2023 22:21