Pamja e jashtme është shumë e rëndësishme, teksa shpesh mund të na bëjë dhe virale në rrjetet sociale.
E njëjtë dhe historia e mëposhtme. Flokët biondë të Layla-s, 18-muajshe, bënë që mamaja e saj Charlotte t’i vinte nofkën Boris, sepse ajo duket si kryeministri britanik Boris Johnson.
Kjo është një gjendje e rrallë të cilën e kanë vetëm 100 njerëz në botë.
Mami Charlotte Davis, 28, tha për The Sun: “Ndonjëherë ne e quajmë atë Boris sepse flokët e saj janë thjesht të pakontrollueshëm, pavarësisht se çfarë bëjmë me to, flokët e saj nuk do të shkojnë kurrë drejt.”
“Ne kemi provuar të gjitha llojet e tharjes, por asgjë nuk ndodh.”
Gjendja e pazakontë, zakonisht përmirësohet me kalimin e kohës, normalisht në adoleshencë, për një arsye ende të panjohur për shkencëtarët.
Shkencëtarët besojnë se vetëm 100 njerëz janë të prekur nga kjo gjendje e pazakontë.
Shkaktohet nga një mutacion në gjenet e përfshira në formimin e boshteve të flokëve.