FOTOLAJM/ Me urdhër të SPAK, momenti kur arrestohet Jamarbër Malltezi

Ky është momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në aeroportin e Rinasit ku po priste bashkëshorten e tij Argita Malltezi, vajzën e Sali Berishës.

Siç shihet edhe në foton e publikuar, kanë qenë disa persona të cilët kanë kapur për krahu Malltezin dhe më pas e kanë shoqëruar tek furgoni i policisë për ta transportuar drejt komisariatit të policisë.

Ndaj Malltezit është caktuar edhe masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat për pastrim parash, korrupsion pasiv si edhe fshehje pasurie lidhur me kompleksin Partizani.

Me urdhër të SPAK janë vënë nën sekuestro edhe disa pasuri të Malltezit. Mësohet se urdhri për ndalimin e tij është firmosur nga prokurori i posaçëm, Arben Kraja.

Në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërtues i pallateve tek ish-kompleksi Partizani.

GJKKO ka caktuar masë sigurie edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndaj Berishës është caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë shtetit.