FOTOLAJM/ Efektivë me dylbi në çdo godinë të lartë të Bulevardit, si po ruhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Siguria e liderëve të rajonit dhe udhëheqësve të Bashkimit Evropian është parësore ditën e sotme, teksa në Tiranë po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.

Liderët, pasi u pritën nga Edi Rama në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u drejtuan drejt ambienteve të Piramidës ku do të zhvillohet dhe takimi.

Ndërkaq, siguria e institucioneve është në nivele maksimale.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga LSA, efektivë të policisë ndodhen në çdo godinë të lartë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të ruajtur dhe garantuar sigurinë e pjesëmarrësve në samit.

Policia njoftoi edhe bllokimin e rrugëve kryesore ditën e djeshme, për shkak të sigurisë së liderëve.

/albeu.com


Shtuar 16.10.2023 13:36