Fotografia i mori jetën! 33 vjeçarja greke bie nga 30 metra lartësi (FOTO LAJM)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Belgjikë, që solli si pasojë vdekjen e një 33 vjeçareje.

E reja ishte me origjinë greke dhe është rrëzuar nga një lartësi rreth 30 metra, gjatë kohës kur ishte duke bërë selfie.

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën gjatë një udhëtimi që kishte bërë me bashkëshortin e saj, Joeri Janssen.

Sipas informacioneve 33-vjeçarja, Zoe Snoeks ka qenë duke qëndruar buzë një shkëmbi për tu fatografuar, ka humbur ekuilibrin dhe më pas ka rënë nga një lartësi rreth 30 metra, ku ka gjetur vdekjen, shkruajnë mediat greke./albeu.com/


Shtuar 5.11.2021 13:23