Personi në foto është Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke si kreu i një grupi kriminal që kishte trafikuar 210 kg kokainë nga Amerika Latine në bashkëpunim me trafikantin e njohur grek Ioannis Viglakis.
54-vjeçari me origjinë nga Patosi rezulton të jetë arrestuar në shtator 2009 në Fatih të Stambollit me 10 kg heroinë dhe 3 kg marijuanë.
Kur u arrestua, ai kishte 3 muaj që ishte liruar nga burgu ku mbahej për shitje droge. Muharemi përdorte si vend magazinimi të drogës, banesën e shtetases M.Z në Fatih.
Heroina e kapur gjatë operacionit që çoi në arrestimin e 7 personave përfshirë një grua, ishte destinuar për në Shqipëri, sipas medias së huaj.
Por trafiku me Turqinë nuk ishte ndalur nga Muharremi, pasi edhe në 2009 kunati i tij ishte arrestuar me 22 kg heroinë në tentativë për t’i trafikuar në Greqi.
Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, rezultonte në kërkim në Greqi, i dënuar me 20 vjet burg si kreu i një grupi kriminal të cilit në 2017 iu kapën 634 mijë e 246 tableta droge “Captagon”, e njohur si “Droga e Xhihadistëve”./albeu.com