Sot është zhvilluar seanca gjyqësore për divorcin e Elia Zaharias dhe Princ Lekës.
Aktorja është parë duke dalë nga gjykata, dhe kjo është edhe dalja e saj e parë, pas përfshirjes në një sherr të dhunshëm me Princ Lekën.
Elia ka qenë e shoqëruar nga avokatja e saj dhe shihet e qetë.
Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici. Të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur.
Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.
Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërkohë që prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.
Ndërsa prej disa kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.