FOTO/ Shkrumbohet nga flakët makina në Lezhë

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, 14 tetor, në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Flakët kanë shkrumbuar totalisht një automjet tip “Volkswagen”.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve paraprake, nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, por me një shkëndijë të ndezur si pasojë e një defekti teknik.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar./Albeu.com 


Shtuar 14.10.2023 16:36