FOTO/ Sara dhe Bardhi marrin vendimin e rëndësishëm për lidhjen e tyre: U bekuam

Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi kanë marrë një vendim të rëndësishëm sa i përket lidhjes së tyre.

Çifti kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Lajmin e bëri të ditur Sara me një postim në Instagram.

“11/11”- shkroi ajo duke bashkangjitur edhe emojit e unazës dhe dokumentave, ndërsa në foto shihej mjaft e lumtur krah Bardhit.

Më pas Sara postoi edhe një video të një buqete me lule: “U bekuam”.

Mbështetësit e çiftit kanë reaguar me dashuri dhe urime të shumta për këtë lajm të bukur.


Shtuar 11.11.2024 19:14

Tags: ,