FOTO/ Moti i pazakontë përfshin vendin, banorët heqin me lopata breshërin

Moti i pazakontë ka përfshirë vendin këtë të hënë.

Edhe pse gjatë paradites janë regjistruar temperatura të larta dhe diell i fortë, pasditja ka surprizuar me shi të dendur.

Qyteti i Kuçovës është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri. Në foto duken disa banorë të cilët po e heqin me lopata breshërin në toka.

Gjithashtu disa shtëpi janë përmbytur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë./Albeu.com/


Shtuar 29.05.2023 19:15