FOTO/ Mbi 5 000 të vdekur në Gaza, frika, mjerimi, uria dhe etja pushtojnë gjithçka

Numri i të vrarëve në Gaza raportohet të ketë arritur në mbi 5 000 pas më shumë se 400 të vdekurve gjatë bombardimeve të sotme. Mediat e huaja raportojnë për futjen e një karvani tjetër, i treti, me ndihma, por zyrtarët e OBSH-së shprehen se këto ndihma janë “një pikë uji” në oqeanin e nevojës së ka tani në Gaza.

Palestinezët detyrohet të jetojnë në oborret e spitaleve

Ky spital në Khan Younis nuk është pushtuar vetëm nga të sëmurë dhe të plagosur, por nga qindra familje që po e përdorin për strehim.Ata janë ulur në tokën e oborrit të spitalit, duke fjetur përdhe.

Gazetari i BBC që po raporton nga Gaza Roushdi Abualouf shprehet se bashkë me familjen e tij është duke jetuar pikërisht në këto çadra.

Tani moti po ftohet pak në mbrëmje, është një situatë shumë e mjerueshme por nuk kemi ku të shkojmë. Unë dhe familja ime jetojmë në një tendë në këtë spital.Ne jemi ende këtu sepse jemi zhvendosur katër herë dhe nuk ka asnjë garanci – nëse ajo që do të gjejmë do të jetë më e sigurt. Kështu vendosëm të qëndronim në spital. Ne po përpiqemi të jetojmë me pak ushqim dhe pak ujë”, shprehet ai.

Gjatë ditës së sotme ka patur më shumë raportime në lidhje me futjen e ushtarëve izraelitë në territorin e Gazas për të kryer operacione të kufizuara aty. Por çfarë ka ndodhur gjatë dy ditëvë të fundit?

Te dielen:

Izraeli thotë se forcat e tij shkuan në perëndim të gardhit të Rripit të Gazës të dielën për të pastruar zonën nga terroristët dhe armët dhe për të gjetur pengje

Sipas IDF, gjatë këtij operacioni ka patur një ushtar të vrarë.

Krahu i armatosur i Hamasit thotë se kjo ndodhi në lindje të Khan Younis në Gazën jugore – qyteti ku palestinezëve u ishte thënë të shkonin për sigurinë e tyre – dhe ushtarët izraelitë kaluan gardhin “për disa metra”.

Krahu i armatosur i Hamasit thotë se ata “u angazhuan me forcën infiltruese” dhe pretendojnë se shkatërruan dy buldozerë dhe një tank. Ata thonë se ushtarët izraelitë lanë automjetet e tyre dhe u larguan në lindje të gardhit në këmbë

Të hënën:

Zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari thotë se Izraeli kreu më shumë sulme në Gaza gjatë natës.

Hagari tha: “Gjatë natës ka pasur bastisje nga forcat e blinduara dhe këmbësoria. Këto bastisje janë bastisje që vrasin skuadrat e terroristëve që po përgatiten për fazën tjetër të luftës. Këto janë bastisje që shkojnë thellë, në vijën e kontaktit.

Në javën e parë të këtij konflikti, Izraeli tha se ushtarë dhe tanke kishin hyrë në Rrip për të kryer bastisje për të luftuar Hamasin dhe për të gjetur izraelitët e zhdukur.

Trondit kryeministri: Familjarët e mi, kanë vetëm 6 shishe ujë për 100 persona

Kryeministri i Skocisë Humza Yousaf thotë se vjehrra e tij dhe bashkëshorti i saj po jetojnë përmes “torturave” të mëdha në Gaza pasi gjenden ma ushqime, pa ilaçe dhe pa ujë.

Ata kanë tani vetëm gjashtë shishe ujë të pijshëm në një shtëpi me 100 persona, duke përfshirë një fëmijë dy muajsh” u tha Yousaf gazetarëve gjatë një vizite në Brechin.

Ai tha se familjarët e tij shprehen se nuk dinë nëse do t’ja dalin nga nata në natë pasi Izraeli bombardon në mënyrë të vazhueshme godinat.

Vjehërrit e Jusafit ishin në Gaza për të vizituar familjen kur plasi gjithçka. Ai tha se po i lutet qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në emër të tyre që të kërkojë hapjen e vendkalimit Rafah dhe të ketë një armëpushim. /albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 23.10.2023 14:35