Shkencëtarët: Pacientët e prekur nga Covid-19 kanë probleme në tru për vite me radhë

Pacientët që kanë kaluar Covid-19, shpesh kanë raportuar se vuajnë nga dhimbje koke, konfuzion mendor dhe simptoma të tjera neurologjike. Tani shkencëtarët nga Universiteti Tulane, të udhëhequr nga Tracy Fischer, profesor i asociuar i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Qendrën Kombëtare të Kërkimit të Primatëve Tulane, kanë detajuar se si virusi  vijon edhe ndikon në sistemin nervor qendror. Studimi u botua në revistën “Nature Communications” . Të njëjtat gjetje janë vlerësimi i parë gjithëpërfshirës i neuropatologjisë së lidhur me SARS-CoV-2, në një model jo njerëzor.

Ekipi identifikoi inflamacion dhe lëndim të rëndë të trurit në përputhje me rrjedhjen e reduktuar të gjakut ose oksigjenit në tru, duke përfshirë dëmtimin e neuroneve dhe vdekjen.

U konstatua edhe gjakderdhje e lehtë. Konstatimi se këto manifestime ishin të pranishme te individët që nuk kishin pasur probleme të mëdha të frymëmarrjes në lidhje me infeksionin Covid-19, ishte befasuese. Tracy Fischer , e cila ka studiuar trurin prej vitesh, ka filluar punën e saj nga pranvera e 2020, duke analizuar indin e trurit të disa individëve të infektuar me koronavirus.

Gjetjet fillestare të shkencëtarit që dokumentojnë shkallën e dëmtimit të trurit të vërejtur te pacientët me Covid-19, kërkonin hetim të mëtejshëm vitin e ardhshëm.

“Meqenëse njerëzit nuk shfaqnin simptoma të rëndësishme të frymëmarrjes, askush nuk priste që ata të kishin çrregullime të trurit edhe në një masë të caktuar”, shpjegoi ekspertja.

Rezultatet e hetimeve, në përputhje me studimet e autopsisë të kryera tek njerëzit që kanë vdekur nga Covid-19 kanë treguar që primatët jo-njerëzor mund të shërbejnë si model për studimin e sëmundjes.

Prandaj ekipi arriti në përfundimin se komplikimet neurologjike , të cilat shpesh janë simptomat e para të infeksionit, mund të jenë të rënda dhe të vazhdueshme. Ato gjithashtu prekin këdo pa dallim: në të gjitha moshat dhe në prani ose mungesë të sëmundjeve shoqëruese.

Fischer dhe kolegët e tij shpresojnë se ky hulumtim do të ndihmojë në të ardhmen për të kuptuar më mirë mekanizmat me të cilët Covid-19, ndikon në sistemin nervor qendror dhe për të ofruar një zgjidhje mjekësore për të gjithë ata pacientë që luftojnë me simptoma pak a shumë të theksuaIl Giornale,/Si/