FOTO LAJM/ “69” në kapele, mesazh subliminal nga Alma teksa futej në GJKKO?

Alma.K, gruaja që fundosi Safet Gjicin me videon erotike në zyrën e bashkisë Kukës, doli sot para Gjykatës, ku iu komunikua masa “arrest shtëpie”. Alma.K akuzohet për korrupsion aktiv.

Kujtojmë se 40-vjeçarja u shfaq në videon e seks skandalit duke kryer marrëdhënie me Gjicin. Pas aktit seksual ajo ka kërkuar nga Gjici që të bashkëpunonte me bashkinë në lidhje me një tender për qentë.

Sot Alma është paraqitur GJKKO me kapele në kokë, syze dielli dhe një çantë që e mbante për të mbuluar fytyrën.

Por ajo që nuk ka shpëtuar nga syri i mprehtë i publikut është një detaj në kapelën e Almës, numri “69”.

Mos vallë pas numrit “69” fshihet ndonjë mesazh subliminal nga Alma, apo është thjesht një rastësi?

Kujtojmë se Alma.K në dëshminë e saj ka thënë se është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga vetë ai.

Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me kryebashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit. Ditën kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë./albeu.com/ 


Shtuar 26.06.2023 14:59